Thursday, February 17, 2011

Horoskopi Vjetor-Dashi


Në podiumin e të favorizuarve, Dashi do të përjetojë një vit, gjatë të cilit do ta ketë të pamundur të mërzitet. Lëvizjet planetare më domethënëse do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në shenjën tuaj. Që nga fillimi i janarit mund të gëzoni frytet e rikthimit të Jupiterit, i cili do të jetë tepër bujar dhe optimist. Në fakt, kjo e fundit do të jetë edhe fjala kyçe që do t'u hapë të gjitha portat. Planeti shumë fatsjellës do t'ua shtojë karizmin, duke i dhënë edhe një shtysë mjaft të madhe entuziazmit tuaj. Duke qenë tipa impulsivë, duhet të përpiqeni që të tregoheni edhe realistë në rast vendimesh të rëndësishme, për të mos hasur më pas zhgënjime të pakëndshme. Nëse në momentin që do të merrni një vendim të rëndësishëm do t'ju mbysin dyshimet, duhet të kërkoni mendimin e një njeriu të besueshëm, për të vënë përballë opinionet tuaja, në mënyrë që të vendosni për zgjidhjen më të mirë. Muaji mars do të hapë dyert për Uranin progresist, origjinal, kreativ dhe revolucionar: ky planet do të ketë një ndikim shumë të rëndësishëm në jetën tuaj, edhe për shkak të qëndrimit të gjatë në këtë shenjë, përafërsisht shtatë vjet. Në 2011-ën ai do të ketë një ndikim të madh tek të lindurit në ditët e para të muajit. Urani do të bëjë të mundur lindjen e një ndjenje prepotente për pavarësi: do t'u mjaftojë të mendoni për një ndryshim të vogël dhe menjëherë do t'i futeni punës për ta realizuar. Por këshilla për ju është që të mos nxitoheni, mos hiqni dorë, por mos u bazoni tek impulset tipike të Dashit dhe ekzaminoni me qetësi dhe kujdes opsionet dhe mundësitë që keni në dispozicion, të cilat është e sigurt që nuk janë të pakta në numër.
Merkuri, planeti i inteligjencës, i mendimit, i aktivitetit cerebral, i komunikimit, i udhëtimeve të shkurtra dhe i tregtisë do të ndalet gjatë në shenjën tuaj (nga 9 marsi deri më 16 maj) dhe do të favorizojë të gjitha aktivitetet e sipërpërmendura. Intuita do të jetë një nga pikat tuaja të forta dhe kjo do t'ju ndihmojë që të dilni fitues nga një sërë sfidash.

No comments:

Post a Comment