Thursday, February 17, 2011

Horoskopi Vjetor-Demi

Do të jeni në shkallën më të lartë të podiumit në 2011-ën. Yjet do t'ju ndihmojnë jashtëzakonisht vitin e ardhshëm, asnjë planet nuk do të jetë kundër jush, përveçse për periudha të shkurtra. Duke e parë nga aspekti astrologjik, nuk bëni pjesë tek shenjat që entuziazmohen lehtësisht, por disa ekzaltime gëzimi në të ardhmen do t'i keni. Me planetin e fatit (Jupiterin), që do të jetë në shenjën tuaj nga qershori 2011 deri në qershor 2012, muajt e ardhshëm mund të jenë me të vërtetë të mrekullueshëm. Brenda jush do të formohet një parim i kuptueshëm për sa i përket të ardhmes. Duke mbajtur lart vetëvlerësimin dhe besimin tek vetja, ju do të mund të materializoni dhe shijoni gjithçka që keni filluar ta ndërtoni në të kaluarën.

Për ju do të fillojë një udhëtim i ri: do të jeni si një vullkan idesh dhe mundësitë që do t'ju paraqiten do jenë të shumta. Do t'ju ofrohen më shumë mundësi sesa do të arrini të konkretizoni, për shkak të mungesës së kohës. Vizioni për të ardhmen që do të keni në muajt e ardhshëm do të jetë gjithnjë e më pozitiv: besim, zgjerim dhe optimizëm. Të paktën në këtë vit me fat, që pret vetëm bashkëpunimin tuaj për t'u bërë vërtet i tillë, mënjanoni dembelizmin, egoizmin dhe anën materiale të karakterit tuaj dhe hapni dyert e zemrës.

Muajt e parë të 2011-ës, me Jupiterin pas krahëve, do t'i japin startin një periudhe konsolidimi dhe përgatitjeje. Planeti bujar do t'ju inkurajojë që të shikoni brenda vetes dhe të përgatisni terrenin për arritjet e mëdha të verës. Më 4 qershor ai do të hyjë në shenjën tuaj dhe atëherë fati dhe mirëqenia në çdo sektor të jetës suaj do të jetë e garantuar. Do të shtohet edhe dëshira e fortë për ta shijuar jetën në të gjitha aspektet e saj më të bukura, duke harruar të kaluarën ose duke u përpjekur që t'i zgjidhni gjërat me një buzëqeshje: kjo është ajo çka parashikojnë yjet për ju.

Saturni sugjeron që të vazhdoni të punoni shumë në mbështetje të objektivave afatgjatë. Duhet të kujdeseni më shumë për shëndetin dhe për stilin e jetesës. Aplikimi i urdhëruar i zakoneve të

No comments:

Post a Comment