Thursday, February 17, 2011

Horoskopi Vjetor-Luani

Gjatë gjithë gjashtëmujorit të parë të vitit që po vjen do të ndiheni shumë entuziastë. Askush dhe asgjë nuk do t'ju bëjë të humbisni besimin në vetvete, entuziazmin dhe bujarinë që do t'ju karakterizojë gjatë këtij gjysmëviti. Askush nuk do të mundë të ndalë ambiciet tuaja në fushën sociale. Në këtë fillimvit 2011 do të keni shumë njohje dhe do të provoni miqësi të reja tepër interesante. Do të jeni në qendër të vëmendjes së të gjithëve që do t'ju rrethojnë dhe gjithashtu do të dini të manovroni bukur në fushën sociale. Si këmbim do të merrni gjërat që dëshironi aq shumë. Pra, për ju parashikohen udhëtime dhe ngritje në detyrë. Në pjesën e dytë të vitit 2011 do të ishte më mirë që të jeni sa më shumë me këmbë në tokë, për të mos rënë viktimë e iluzioneve false.
Të shumtë janë planetët në favorin tuaj. Mërkuri do t'ju shikojë pozitivisht për një periudhë të gjatë. Veçanërisht në muajt gusht, nëntor dhe dhjetor, ndikimi i tij do të shtojë edhe aftësitë tuaja profesionale dhe do t'ju shtyjë të arrini atë që nuk e kishit menduar se do ta realizonit ndonjëherë. Por fati është me ju. Pra, jeni i pushtuar nga suksese të mëdha në shkollë dhe karrierë, udhëtime dhe biznese premtuese.
Nga janari e deri në ditët e para të qershorit, Jupiteri do t'ju ndihmojë në zbulimin dhe arritjen e objektivave tuaja të reja. Risitë nuk do t'ju mungojnë. Nuk duhet të ndaloni përballë të panjohurës që ju shfaqet përballë. Mendja e kthjellët dhe maturia do t'ju udhëheqin përpara në këtë periudhë. Me kokën lart do t'i bëni ballë çdo vështirësie dhe përpara verës do të arrini atë që dëshironi. Bëhet fjalë për një diplomim ose realizim të një udhëtimi që keni ëndërruar prej kohësh. Por, mbi të gjitha, përpara jush do t'ju shfaqet një jetë e re sentimentale tepër frytdhënëse, e cila do të kurorëzohet nga lindja e një dashurie të re, të cilën ju e keni pritur prej kaq kohësh.
Rreth datës 4 gusht, Jupiteri do të arrijë pikën më të lartë të ndikimit të tij në jetën tuaj. Prandaj karriera, ambiciet dhe programet që keni, mund të realizohen shumë lehtë. Një ditë mjaft frytdhënëse kjo për ju. Nëse do të jeni në gjendje t'i luani mirë kartat që dispononi, gjatë muajit gusht mund të shkoni ku të dëshironi dhe të realizoni çdo ambicie që keni. Megjithatë, bëni kujdes dhe mos harroni se Jupiteri mund t'ju mashtrojë me premtime që jo gjithmonë mund t'i realizojë.
Saturni, i cili është një planet i vjetër në shenjën tuaj, do t'ju shtyjë drejt kontakteve të reja në fushën profesionale dhe atë sentimentale. Falë ndikimit të tij, do e keni më të lehtë të diplomoheni, të gjeni një punë, por mbi të gjitha, falë tij, do të keni besimin e madh se mund t'ia dilni mbanë kudo dhe do të përballoni me sukses çdo vështirësi të momentit.

No comments:

Post a Comment