Thursday, February 17, 2011

Horoskopi Vjetor- Peshorja

Viti 2011 do të jetë viti ideal për të nxjerrë në pah ato dhunti, që të lindurit e Peshores kanë brenda vetes. Shumë pak njerëz e dinë se personat e lindur në këtë shenjë dinë të shkojnë përtej pamjes fizike perfekte dhe elegante, siç shihen nga të tjerët. Brenda tyre marrin hov ato qëllime, të cilat i shtyjnë për t'u hedhur në sulm, edhe me ndonjë pasiguri të vogël, si të gjithë njerëzit në fund të fundit. Do t'ju duhet të përdorni të gjitha forcat tuaja, veçanërisht në pjesën e parë të vitit, kur do të aktivizohen të gjitha kundërshtimet e vështirësitë në shenjën tuaj. Mos e komplikoni jetën duke kërkuar perfeksion tek vetja, ose duke treguar joelasticitet. Ju duhet të përllogarisni pikat e referimit me siguri, në drejtimet të cilat i konsideroni të duhura. Në vend që të bini në dyshime, ngrini kokën dhe përsëritini vetes: "Unë mund t'ia dal."
Dimri dhe fillimi i pranverës do të jenë stinët më të vështira. Nga janari deri në maj, Jupiteri në kundërshtim me shenjën tuaj mund t'ju sjellë pakënaqësi, probleme ligjore ose një seri sforcosh në sferën e punës, me rezultate më pak të larta nga sa i prisni. Por që në ditët e para, Jupiteri do të ndryshojë pozicion dhe për ju do të fillojë një fazë rilindjeje, transformimi dhe zgjedhjesh. Menjëherë do të braktisni çdo lloj pasigurie dhe do të dini të shkoni përtej pritshmërive, duke ndërtuar projekte të qëndrueshme.
Tranziti më domethënës do të jetë ai i Saturnit, që këtë vit do të prekë të lindurit e dhjetëditëshit të dytë. Saturni i ashpër do t'ju propozojë një vizion rrënjësor dhe të thellë të realitetit. Ndikimet e tij do t'i lënë pak hapësira ëndrrave. Por kjo nuk do të thotë që të hiqni dorë nga gëzimet e jetës, nga natyra romantike, e ëmbël dhe e shoqërueshme.

No comments:

Post a Comment