Thursday, February 17, 2011

Horoskopi Vjetor- Ujori

Viti i ri konfirmohet si një periudhë pozitive, me një riliev që do flasë në favorin tuaj. Yjet do të të ndihmojnë me doza fati, kthejlltësi mendore, zgjuarsi dhe shpirt kreativ, të cilat do të të japin atë marsh më shumë për të arritur suksesin personal. Vështirësitë nuk do të të frikësojnë, aq sa edhe në momentet më të errëta të parashikuara për fundin e majit dhe në atë të tetorit, ti do të vazhdosh i bindur drejt realizimit të projekteve të tua. Muajt e parë të 2011 do të jetë shumë të favorshëm për ty, sepse do të jetë Jupiteri që do të të mbrojë në analogjinë komunikative, në krijimin e kontakteve dhe miqësive të reja, jetën shoqërore, udhëtimet e shkurtra e deri në marrëdhëniet me komshinjtë. Mes marsit dhe majit Jupiteri do të ndihmohet edhe nga mirësia e Mërkurit, i cili do të shtojë dozën e kapaciteteve të tua, për të qenë në sintoni me gjithçka që të rrethon, të shprehësh në mënyrën më të mirë kapacitetin komuniktiv, në studime dhe në mbylljen me sukses të bizneseve.
Nga 4 qershori Jupiteri do të pozicionohet në një aspekt negativ në lidhje me gjithçka që të rrethon, por pikërisht atëherë duhet të impenjohesh të ruash atë çka ke arritur. Do të jetë mirë të planifikosh për muajin korrik e tetor një shpenzim për shtëpinë dhe familjen, sepse do të hasësh disa probleme në punë dhe disa vonesa në pagesa.

No comments:

Post a Comment