Thursday, February 17, 2011

Horoskopi Vjetor-Demi


Do të jeni në shkallën më të lartë të podiumit në 2011-ën. Yjet do t'ju ndihmojnë jashtëzakonisht vitin e ardhshëm, asnjë planet nuk do të jetë kundër jush, përveçse për periudha të shkurtra. Duke e parë nga aspekti astrologjik, nuk bëni pjesë tek shenjat që entuziazmohen lehtësisht, por disa ekzaltime gëzimi në të ardhmen do t'i keni. Me planetin e fatit (Jupiterin), që do të jetë në shenjën tuaj nga qershori 2011 deri në qershor 2012, muajt e ardhshëm mund të jenë me të vërtetë të mrekullueshëm. Brenda jush do të formohet një parim i kuptueshëm për sa i përket të ardhmes. Duke mbajtur lart vetëvlerësimin dhe besimin tek vetja, ju do të mund të materializoni dhe shijoni gjithçka që keni filluar ta ndërtoni në të kaluarën.

Për ju do të fillojë një udhëtim i ri: do të jeni si një vullkan idesh dhe mundësitë që do t'ju paraqiten do jenë të shumta. Do t'ju ofrohen më shumë mundësi sesa do të arrini të konkretizoni, për shkak të mungesës së kohës. Vizioni për të ardhmen që do të keni në muajt e ardhshëm do të jetë gjithnjë e më pozitiv: besim, zgjerim dhe optimizëm. Të paktën në këtë vit me fat, që pret vetëm bashkëpunimin tuaj për t'u bërë vërtet i tillë, mënjanoni dembelizmin, egoizmin dhe anën materiale të karakterit tuaj dhe hapni dyert e zemrës.

Muajt e parë të 2011-ës, me Jupiterin pas krahëve, do t'i japin startin një periudhe konsolidimi dhe përgatitjeje. Planeti bujar do t'ju inkurajojë që të shikoni brenda vetes dhe të përgatisni terrenin për arritjet e mëdha të verës. Më 4 qershor ai do të hyjë në shenjën tuaj dhe atëherë fati dhe mirëqenia në çdo sektor të jetës suaj do të jetë e garantuar. Do të shtohet edhe dëshira e fortë për ta shijuar jetën në të gjitha aspektet e saj më të bukura, duke harruar të kaluarën ose duke u përpjekur që t'i zgjidhni gjërat me një buzëqeshje: kjo është ajo çka parashikojnë yjet për ju.

Saturni sugjeron që të vazhdoni të punoni shumë në mbështetje të objektivave afatgjatë. Duhet të kujdeseni më shumë për shëndetin dhe për stilin e jetesës. Aplikimi i urdhëruar i zakoneve të

Horoskopi Vjetor- Peshqit

Pergjithesisit viti do te jete me dite shume te mira per ju, per aq kohe sa nuk tregoheni shume i ndjeshem ndaj disa situatave delikate. Merruni me dicka artistike qe te mbushni shpirtin tuaj.

Horoskopi Vjetor- Ujori

Viti i ri konfirmohet si një periudhë pozitive, me një riliev që do flasë në favorin tuaj. Yjet do të të ndihmojnë me doza fati, kthejlltësi mendore, zgjuarsi dhe shpirt kreativ, të cilat do të të japin atë marsh më shumë për të arritur suksesin personal. Vështirësitë nuk do të të frikësojnë, aq sa edhe në momentet më të errëta të parashikuara për fundin e majit dhe në atë të tetorit, ti do të vazhdosh i bindur drejt realizimit të projekteve të tua. Muajt e parë të 2011 do të jetë shumë të favorshëm për ty, sepse do të jetë Jupiteri që do të të mbrojë në analogjinë komunikative, në krijimin e kontakteve dhe miqësive të reja, jetën shoqërore, udhëtimet e shkurtra e deri në marrëdhëniet me komshinjtë. Mes marsit dhe majit Jupiteri do të ndihmohet edhe nga mirësia e Mërkurit, i cili do të shtojë dozën e kapaciteteve të tua, për të qenë në sintoni me gjithçka që të rrethon, të shprehësh në mënyrën më të mirë kapacitetin komuniktiv, në studime dhe në mbylljen me sukses të bizneseve.
Nga 4 qershori Jupiteri do të pozicionohet në një aspekt negativ në lidhje me gjithçka që të rrethon, por pikërisht atëherë duhet të impenjohesh të ruash atë çka ke arritur. Do të jetë mirë të planifikosh për muajin korrik e tetor një shpenzim për shtëpinë dhe familjen, sepse do të hasësh disa probleme në punë dhe disa vonesa në pagesa.

Horoskopi Vjetor- Bricjapi

Çdo herë që ke patur zotërim të plotë mbi vetveten, mbi cilësitë e tua, nuk ke bërë gabime, nuk ke dështuar. Dhe është kjo që do të bëni dhe në vitin e ri. Do të nxjerrësh në pah aftësinë tënde të jashtëzakonshme për të vëzhguar, për të marrë vendime, pa lejuar presionet e momentit që të shkatërrojnë atë çka ju jeni munduar për një kohë të gjatë, për të arritur qëllimin e lakmuar.
Nga 22 janari deri në 4 qershor, Jupiteri në një kuadraturë armiqësore do të sjellë disa shqetësime, pakënaqësi apo bezdi, ose dhe vështirësi në familje. Si në dashuri, ashtu dhe në punë, drejtimi që do të ndiqni do të jetë përulësia dhe respektimi rigoroz i rregullave. Kjo do t'ju lejojë të vazhdoni pa forma qesharake të ekzaltimit. Kjo mënyrë e juaja e të sjellurit do të vlersohet para ardhjes së verës, ku Jupiteri që deri në atë moment ju ka dëmtuar, do t'iu hapë rrugën drejt suksesit në dashuri dhe jetë. Pasuri të qëndrueshme gjatë tre muajve të fundit të vitit.
Saturni, një tjetër element shqetësues, do të shtyjë ata të lindur në dekadën e dytë për një reflektim më të fokusuar dhe më të thellë në disa punë dinamike. Në periudhën mars-maj, avancimi në karrierë është bllokuar nga vonesat e pengesat që nuk janë gjithmonë të lehta për t`u anashkaluar. Mos jini kokëfortë e mos merrni drejtime të njëanshme. Nëse do të jetë e nevojshme, duhet të gjeni një kompromis. Ky nuk është një turp!

Horoskopi Vjetor- Shigjetari

Shigjetarëve u pëlqen të rrezikojnë, u pëlqen paparashikueshmëria e gjërave dhe e situatave. U pëlqen optimizmi dhe të parit larg. Këto karakteristika i ndihmojnë për të dalë edhe nga situatat më të vështira, me një lehtësi të madhe. Dhe sigurisht, ju kanë ndihmuar për të dalë i paprekur nga shakatë që Jupiteri dhe Urani ju kanë bërë vitin që sapo kaloi. Në vitin me fat 2011 do të takoni pak pengesa. Të rrezikuarit do t'ju ndihmojë të fitoni. Nuk do të bini në kurthin e rrezikut dhe do të tregoheni të ekuilibruar e racionalë. Kjo sjellja juaj e re do t'ju bëjë të mundur një vlerësim të saktë lidhur me projektet më të rëndësishme, sidomos në sferën sentimentale.
Duke analizuar kalimet e planetëve në shenjën tuaj, shihet se nga 22 janari deri më katër qershor, Jupiteri do të jetë në një pozicion avantazhi. Planeti euforik do t'ju bëjë të fluturoni lart dhe do të lehtësojë të gjitha llojet e lidhjeve, sidomos ato të dashurisë. Pjesa e parë e vitit të ri do të jetë periudha e duhur për lidhjet e dashurisë, për të tentuar fatin në lojë dhe për t'u kënaqur e duke vënë në jetë vepra. Në pjesën e dytë, Jupiteri ju dhuron më shumë gjallëri në fushën profesionale, sidomos për të punësuarit. Do të dalin në pah edhe fushat e kohës së lirë dhe të shëndetit.
Mërkuri, planeti i intelektit, i marrëveshjeve dhe udhëtimeve të shkurtra, do të jetë për disa muaj në favorin tuaj. Ky planet do t'ju shtojë aftësitë intelektuale, intuitën dhe nuhatjen e marrëveshjeve.

Horoskopi Vjetor- Akrepi

Pas një viti me shumë yje në favorin tuaj, do të keni një vizion më rozë për jetën, edhe pse jeni pesimist nga natyra. Do të arrini të kuptoni që jeta nuk është gjithmonë një shesh beteje, ku fitojnë më i forti apo strategu më i mirë. Jeta është e mbushur me ëndrra dhe shpresa, realitete objektive të thjeshta, të cilat të çojnë drejt lumturisë. Tani, me evenimentet që yjet kanë rezervuar për ju, mund ta jetoni jetën brenda kufijve të qetësisë. Një parashikim i tillë mund t'ju duket i mërzitshëm, por me kalimin e muajve do ta vlerësoni.
Jupiteri, prej 22 janarit deri më 4 qershor, do të sjellë përfitime në sferën e prakticitetit, atë të punës, shëndetit dhe hobeve. Edhe pse do të keni fat, do t'ju duhet të rishihni punën tuaj më me kujdes, pasi lodhja apo dëshira për të bërë më shumë punë sesa keni mundësi, do t'ju rrezikojë shëndetin. Nivelet e energjisë do të rriten dukshëm. Prej katër qershorit, Jupiteri do t'ju mbështesë maksimalisht dhe gjithçka lidhur me martesën, bashkëpunimet dhe çështjet ligjore do të zgjidhet. Ndikimi i tij mund të sjellë ngjarje të cilat mund të ndryshojnë jetën tuaj të përditshme, por edhe një rënie të humorit e një sens parehatie në situatat më të komplikuara dhe vonesa në fushën praktike.
Me Saturnin pas jush mund të përfitoni shumë avantazhe nëse do të dini të shihni brenda vetes dhe të zbuloni dëshirat tuaja më të zjarrta dhe motivimin më të thellë. Vetëm kështu mund të kuptoni çfarë ua ndalon ecjen përpara dhe për të gjetur një zgjidhje.

Horoskopi Vjetor- Peshorja

Viti 2011 do të jetë viti ideal për të nxjerrë në pah ato dhunti, që të lindurit e Peshores kanë brenda vetes. Shumë pak njerëz e dinë se personat e lindur në këtë shenjë dinë të shkojnë përtej pamjes fizike perfekte dhe elegante, siç shihen nga të tjerët. Brenda tyre marrin hov ato qëllime, të cilat i shtyjnë për t'u hedhur në sulm, edhe me ndonjë pasiguri të vogël, si të gjithë njerëzit në fund të fundit. Do t'ju duhet të përdorni të gjitha forcat tuaja, veçanërisht në pjesën e parë të vitit, kur do të aktivizohen të gjitha kundërshtimet e vështirësitë në shenjën tuaj. Mos e komplikoni jetën duke kërkuar perfeksion tek vetja, ose duke treguar joelasticitet. Ju duhet të përllogarisni pikat e referimit me siguri, në drejtimet të cilat i konsideroni të duhura. Në vend që të bini në dyshime, ngrini kokën dhe përsëritini vetes: "Unë mund t'ia dal."
Dimri dhe fillimi i pranverës do të jenë stinët më të vështira. Nga janari deri në maj, Jupiteri në kundërshtim me shenjën tuaj mund t'ju sjellë pakënaqësi, probleme ligjore ose një seri sforcosh në sferën e punës, me rezultate më pak të larta nga sa i prisni. Por që në ditët e para, Jupiteri do të ndryshojë pozicion dhe për ju do të fillojë një fazë rilindjeje, transformimi dhe zgjedhjesh. Menjëherë do të braktisni çdo lloj pasigurie dhe do të dini të shkoni përtej pritshmërive, duke ndërtuar projekte të qëndrueshme.
Tranziti më domethënës do të jetë ai i Saturnit, që këtë vit do të prekë të lindurit e dhjetëditëshit të dytë. Saturni i ashpër do t'ju propozojë një vizion rrënjësor dhe të thellë të realitetit. Ndikimet e tij do t'i lënë pak hapësira ëndrrave. Por kjo nuk do të thotë që të hiqni dorë nga gëzimet e jetës, nga natyra romantike, e ëmbël dhe e shoqërueshme.

Horoskopi Vjetor- Virgjeresha

Përgjatë vitit 2011 yjet do të jenë shumë herë në anën tuaj dhe do t'ju ndihmojnë që të kaloni momente shumë të bukura në jetën tuaj. Por yjet do t'ju ndihmojnë gjithashtu edhe në krijimin e shoqërive të reja. Të vetmit që nuk do të preken nga këto mirësi të japin yjet, do të jenë ata që nuk kanë besim në vetvete dhe ata që nuk do të jenë të vëmendshëm të kapin në ajër shanset e reja që do t'u jepen. Gjithë pjesa e parë të vitit 2011 do të dominohet nga të rejat që do t'ju shfaqen në horizont, ndërsa gjatë pjesës së dytë të vitit jeta juaj do të ripërtërihet tërësisht.
Jupiteri që prej muajit janarit deri më 4 qershor do t'ju shtyjë dhe do të bëjë që ju ta transformoni krejt jetën tuaj, si dhe të harroni kujtimet e së shkuarës. Nga ana tjetër, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, Jupiteri do të shtojë te ju dozën e fatit dhe falë kësaj mbarësie, gjatë kësaj periudhe në xhepat tuaj do të hyjë një sasi e madhe parash. Kjo shumë parash ose do t'ju dhurohet, ose do ta merrni atë nga ndonjë trashëgimi. Që prej datës 4 qershor, Jupiteri do t'ju mbështesë në çdo drejtim, dhe fati do t'ju shoqërojë në çdo raport me të tjerët, por sidomos në udhëtimet që do të ndërmerrni, në studimet apo në filozofinë tuaj për jetën. Takimet interesante nuk do t'ju mungojnë në çdo fushë. Edhe paratë gjithashtu nuk do t'ju mungojnë, çka do të bëjnë të mundur realizimin e ëndrrave tuaja.
Ndikimi i madh i Saturnit në shenjën tuaj do t'ju bëjë të reflektoni dhe të kuptoni atë që doni në të vërtetë të realizoni në jetën tuaj. Ai do t'ju ndihmojë t'u jepni përgjigje pyetjeve që keni në mendje dhe nëse po veproni drejt me paratë që keni fituar apo trashëguar. Por edhe kursimi do të ketë një rol të rëndësishëm. Ka shumë mundësi që t'ju shfaqet nevoja që të ndryshoni mënyrën e të shpenzuarit dhe do të ndjeni nevojën për të kursyer

Horoskopi Vjetor-Luani

Gjatë gjithë gjashtëmujorit të parë të vitit që po vjen do të ndiheni shumë entuziastë. Askush dhe asgjë nuk do t'ju bëjë të humbisni besimin në vetvete, entuziazmin dhe bujarinë që do t'ju karakterizojë gjatë këtij gjysmëviti. Askush nuk do të mundë të ndalë ambiciet tuaja në fushën sociale. Në këtë fillimvit 2011 do të keni shumë njohje dhe do të provoni miqësi të reja tepër interesante. Do të jeni në qendër të vëmendjes së të gjithëve që do t'ju rrethojnë dhe gjithashtu do të dini të manovroni bukur në fushën sociale. Si këmbim do të merrni gjërat që dëshironi aq shumë. Pra, për ju parashikohen udhëtime dhe ngritje në detyrë. Në pjesën e dytë të vitit 2011 do të ishte më mirë që të jeni sa më shumë me këmbë në tokë, për të mos rënë viktimë e iluzioneve false.
Të shumtë janë planetët në favorin tuaj. Mërkuri do t'ju shikojë pozitivisht për një periudhë të gjatë. Veçanërisht në muajt gusht, nëntor dhe dhjetor, ndikimi i tij do të shtojë edhe aftësitë tuaja profesionale dhe do t'ju shtyjë të arrini atë që nuk e kishit menduar se do ta realizonit ndonjëherë. Por fati është me ju. Pra, jeni i pushtuar nga suksese të mëdha në shkollë dhe karrierë, udhëtime dhe biznese premtuese.
Nga janari e deri në ditët e para të qershorit, Jupiteri do t'ju ndihmojë në zbulimin dhe arritjen e objektivave tuaja të reja. Risitë nuk do t'ju mungojnë. Nuk duhet të ndaloni përballë të panjohurës që ju shfaqet përballë. Mendja e kthjellët dhe maturia do t'ju udhëheqin përpara në këtë periudhë. Me kokën lart do t'i bëni ballë çdo vështirësie dhe përpara verës do të arrini atë që dëshironi. Bëhet fjalë për një diplomim ose realizim të një udhëtimi që keni ëndërruar prej kohësh. Por, mbi të gjitha, përpara jush do t'ju shfaqet një jetë e re sentimentale tepër frytdhënëse, e cila do të kurorëzohet nga lindja e një dashurie të re, të cilën ju e keni pritur prej kaq kohësh.
Rreth datës 4 gusht, Jupiteri do të arrijë pikën më të lartë të ndikimit të tij në jetën tuaj. Prandaj karriera, ambiciet dhe programet që keni, mund të realizohen shumë lehtë. Një ditë mjaft frytdhënëse kjo për ju. Nëse do të jeni në gjendje t'i luani mirë kartat që dispononi, gjatë muajit gusht mund të shkoni ku të dëshironi dhe të realizoni çdo ambicie që keni. Megjithatë, bëni kujdes dhe mos harroni se Jupiteri mund t'ju mashtrojë me premtime që jo gjithmonë mund t'i realizojë.
Saturni, i cili është një planet i vjetër në shenjën tuaj, do t'ju shtyjë drejt kontakteve të reja në fushën profesionale dhe atë sentimentale. Falë ndikimit të tij, do e keni më të lehtë të diplomoheni, të gjeni një punë, por mbi të gjitha, falë tij, do të keni besimin e madh se mund t'ia dilni mbanë kudo dhe do të përballoni me sukses çdo vështirësi të momentit.

Horoskopi Vjetor-Gaforrja

Çelësi për të hyrë me shumë sukses në vitin që po vjen, duhet të jetë fjala "liri". Pra, duhet të lini pas çdo kushtëzim të çdo lloj forme që ju i vinit vetes deri më sot. Kjo është e lehtë për t'u thënë, por shumë e vështirë për t'u realizuar, sepse ju jeni aq shumë i lidhur me kujtimet e së shkuarës, saqë nuk shihni përpara, por ecni me kokën pas. Në disa raste ju nuk do të arrini ta bëni këtë revolucion në jetën tuaj, duke u çliruar nga kushtëzimet e së shkuarës dhe duke parë vetëm para, por të paktën mund të hidhni bazat për të ardhmen tuaj. Megjithatë, e rëndësishme do të jetë sa të hidhni hapin e parë, për t'i dhënë vetes suaj besimin dhe kthjelltësinë e duhur për të vlerësuar sa më mirë çdo rrethanë. Gjithsesi, pjesa e parë e vitit 2011 do të jetë shumë e lodhshme për ju, por në pjesën e dytë do të shikoni të realizohen projektet dhe ëndrrat tuaja.
Kalimi i Jupiterit në shenjën tuaj gjatë muajve të parë të vitit do t'ju shtyjë të bëni disa zgjedhje të rëndësishme në sektorin e karrierës. Do t'ju duhet të bëni një "pastrim të përgjithshëm" në këtë sektor për të qëndruar vetëm. Frytet e punës që do të zhvilloni nuk do t'i shihni menjëherë, madje duhet të prisni verën për të parë ndonjë rezultat fitimprurës. I vetëm apo me ndihmën e miqve apo të personave të besueshëm, do të arrini shumë si në planin moral, ashtu edhe në atë ekonomik.
Nëse keni lindur në ditët e para të korrikut, do të duhet të përballeni me ndikimin e egër të Saturnit në shenjën tuaj. Ka shumë mundësi që të vendosni të ndryshoni shtëpi apo të bëni rregullime të njëfarë kostoje në banesën tuaj apo edhe të blini një shtëpi të re. Por kini kujdes, sepse të gjitha këto ndryshime do të jenë të kushtueshme, kështu që planifikojini mirë shpenzimet, në mënyrë që të mos sillni shqetësime në jetën tuaj familjare.
Nëse keni lindur në ditët e para të shenjës së Gaforres, do të keni kundër planetin Uran, i cili do të përpiqet të rregulloj më mirë jetën tuaj profesionale, në veçanti nëse po synoni të ngjisni shkallët e karrierës. Por kundërshtimi i Uranit do t'ju bëjë më të fortë dhe ju do të arrini ta mposhtni.
Plutoni do të ketë gjithashtu ndikim negativ kundër jush gjatë fundit të muajit qershor. Disa situata jo aq të këndshme mund të sjellin destabilitet në familjen tuaj. Gjithsesi do të arrini të mbani ekuilibrat e duhur pa shumë sforcime në punë, shoqëri dhe në familje.
Për të lindurit në periudhën e parë të shenjës së Gaforres (nga 22 qershor deri më 1 korrik), do të jetë një vit i ndarë më dysh. Deri në mesin e muajit maj do të ndjeni peshën e detyrave të rënda si në jetën private, gjithashtu edhe në atë profesionale. Por me ardhjen e verës do të përjetoni gëzimin e të jetuarit dhe projekteve afatgjata për të ardhmen tuaj.
Të lindurit në periudhën e dytë (nga 2 deri më 12 korrik) do të kalojnë një periudhë mjaft komplekse dhe tepër të ngarkuar me punë. Gjatë kësaj kohe do t'u përkushtoheni më shumë rregullimeve në shtëpi dhe familjes suaj. Do të jetë një periudhë vërtet e lodhshme, por jashtëzakonisht shumë produktive. Përpara fundit të vitit do të hidhni prapa mendimet negative dhe do të riktheheni t'i buzëqeshni jetës.
Të lindurit në periudhën e tretë (nga 13 deri 22 korrik) do të jenë edhe më të privilegjuarit. Ata i presin më pak probleme. Do të mësojnë shumë gjëra të reja nga ngjarjet që do të përjetojnë, nga të cilat do të nxjerrin mësimet e duhura. Por me ardhjen e verës nuk do e vrasin mendjen për asgjë, përveçse të pushojnë.
Objektivat e vitit: Rrisni vlerësimin për veten tuaj dhe kini më shumë besim te vetvetja.

Horoskopi Vjetor-Binjaket

Ata që kanë lindur në shenjën e Binjakëve janë me fat për shkak të karakterit që yjet u kanë dhuruar në momentin e lindjes. Mënyra sesi e shprehni lirshmërinë tuaj dhe dëshirën e madhe që të keni kontakte me ata që ju rrethojnë pa paragjykime, ju garanton fleksibilitetin që duhet për të jetuar në ditët e sotme. Në 2011-ën, përveç cilësive të mira që keni, mund të mbështeteni edhe tek dashamirësia e një pjese të mirë të yjeve. Duke bërë përjashtim për periudha të shkurtra, për ju parashikohet një vit i mbarë, me optimizëm dhe qetësi.
Me ndikimin pozitiv të Jupiterit deri në ditët e para të qershorit do të mund të peshkoni një sërë vlerësimesh. Rrezet e planetit bujar do të ndriçojnë marrëdhëniet tuaja me të tjerët, në veçanti miqësitë, si dhe marrëdhëniet me botën e jashtme. Gjatë këtij viti pritet që të realizohen shpresat dhe ëndrrat tuaja. Kjo është edhe arsyeja që vlerësimet në aspektin profesional dhe kënaqësitë në aspektin afektiv nuk do të mungojnë. Në pranverë Jupiteri do të bashkohet me Mërkurin, dhe së bashku do t'ju shtyjnë të kërkoni që të bashkëveproni dhe të njihni sa më shumë njerëz të rinj, pikërisht për të mundësuar avantazhe përpara verës. Shkëmbimet, tregtitë dhe kontaktet me njerëzit do të jenë burimi juaj më i madh i mirëqenies. Më pas, në 4 qershor, Jupiteri do të transferohet në shenjën e Demit dhe atëherë do t'i japë start një periudhe, në të cilën njohja më e thellë e vetvetes do të jetë e nevojshme për të vendosur kontaktet me njerëz të ndryshëm nga ata që keni frekuentuar më parë.
Ndikimi pozitiv i Saturnit do të ndihmojë, sidomos të lindurit në ditët e para të qershorit, që të arrijnë

Horoskopi Vjetor-Demi

Do të jeni në shkallën më të lartë të podiumit në 2011-ën. Yjet do t'ju ndihmojnë jashtëzakonisht vitin e ardhshëm, asnjë planet nuk do të jetë kundër jush, përveçse për periudha të shkurtra. Duke e parë nga aspekti astrologjik, nuk bëni pjesë tek shenjat që entuziazmohen lehtësisht, por disa ekzaltime gëzimi në të ardhmen do t'i keni. Me planetin e fatit (Jupiterin), që do të jetë në shenjën tuaj nga qershori 2011 deri në qershor 2012, muajt e ardhshëm mund të jenë me të vërtetë të mrekullueshëm. Brenda jush do të formohet një parim i kuptueshëm për sa i përket të ardhmes. Duke mbajtur lart vetëvlerësimin dhe besimin tek vetja, ju do të mund të materializoni dhe shijoni gjithçka që keni filluar ta ndërtoni në të kaluarën.

Për ju do të fillojë një udhëtim i ri: do të jeni si një vullkan idesh dhe mundësitë që do t'ju paraqiten do jenë të shumta. Do t'ju ofrohen më shumë mundësi sesa do të arrini të konkretizoni, për shkak të mungesës së kohës. Vizioni për të ardhmen që do të keni në muajt e ardhshëm do të jetë gjithnjë e më pozitiv: besim, zgjerim dhe optimizëm. Të paktën në këtë vit me fat, që pret vetëm bashkëpunimin tuaj për t'u bërë vërtet i tillë, mënjanoni dembelizmin, egoizmin dhe anën materiale të karakterit tuaj dhe hapni dyert e zemrës.

Muajt e parë të 2011-ës, me Jupiterin pas krahëve, do t'i japin startin një periudhe konsolidimi dhe përgatitjeje. Planeti bujar do t'ju inkurajojë që të shikoni brenda vetes dhe të përgatisni terrenin për arritjet e mëdha të verës. Më 4 qershor ai do të hyjë në shenjën tuaj dhe atëherë fati dhe mirëqenia në çdo sektor të jetës suaj do të jetë e garantuar. Do të shtohet edhe dëshira e fortë për ta shijuar jetën në të gjitha aspektet e saj më të bukura, duke harruar të kaluarën ose duke u përpjekur që t'i zgjidhni gjërat me një buzëqeshje: kjo është ajo çka parashikojnë yjet për ju.

Saturni sugjeron që të vazhdoni të punoni shumë në mbështetje të objektivave afatgjatë. Duhet të kujdeseni më shumë për shëndetin dhe për stilin e jetesës. Aplikimi i urdhëruar i zakoneve të

Horoskopi Vjetor-Dashi


Në podiumin e të favorizuarve, Dashi do të përjetojë një vit, gjatë të cilit do ta ketë të pamundur të mërzitet. Lëvizjet planetare më domethënëse do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në shenjën tuaj. Që nga fillimi i janarit mund të gëzoni frytet e rikthimit të Jupiterit, i cili do të jetë tepër bujar dhe optimist. Në fakt, kjo e fundit do të jetë edhe fjala kyçe që do t'u hapë të gjitha portat. Planeti shumë fatsjellës do t'ua shtojë karizmin, duke i dhënë edhe një shtysë mjaft të madhe entuziazmit tuaj. Duke qenë tipa impulsivë, duhet të përpiqeni që të tregoheni edhe realistë në rast vendimesh të rëndësishme, për të mos hasur më pas zhgënjime të pakëndshme. Nëse në momentin që do të merrni një vendim të rëndësishëm do t'ju mbysin dyshimet, duhet të kërkoni mendimin e një njeriu të besueshëm, për të vënë përballë opinionet tuaja, në mënyrë që të vendosni për zgjidhjen më të mirë. Muaji mars do të hapë dyert për Uranin progresist, origjinal, kreativ dhe revolucionar: ky planet do të ketë një ndikim shumë të rëndësishëm në jetën tuaj, edhe për shkak të qëndrimit të gjatë në këtë shenjë, përafërsisht shtatë vjet. Në 2011-ën ai do të ketë një ndikim të madh tek të lindurit në ditët e para të muajit. Urani do të bëjë të mundur lindjen e një ndjenje prepotente për pavarësi: do t'u mjaftojë të mendoni për një ndryshim të vogël dhe menjëherë do t'i futeni punës për ta realizuar. Por këshilla për ju është që të mos nxitoheni, mos hiqni dorë, por mos u bazoni tek impulset tipike të Dashit dhe ekzaminoni me qetësi dhe kujdes opsionet dhe mundësitë që keni në dispozicion, të cilat është e sigurt që nuk janë të pakta në numër.
Merkuri, planeti i inteligjencës, i mendimit, i aktivitetit cerebral, i komunikimit, i udhëtimeve të shkurtra dhe i tregtisë do të ndalet gjatë në shenjën tuaj (nga 9 marsi deri më 16 maj) dhe do të favorizojë të gjitha aktivitetet e sipërpërmendura. Intuita do të jetë një nga pikat tuaja të forta dhe kjo do t'ju ndihmojë që të dilni fitues nga një sërë sfidash.

Become fan ne fb tek faqja jone

Miresevini ne web site tone

ju mirepresim te gjithve...faqja po ndertohet...