Thursday, February 17, 2011

Horoskopi Vjetor-Demi


Do të jeni në shkallën më të lartë të podiumit në 2011-ën. Yjet do t'ju ndihmojnë jashtëzakonisht vitin e ardhshëm, asnjë planet nuk do të jetë kundër jush, përveçse për periudha të shkurtra. Duke e parë nga aspekti astrologjik, nuk bëni pjesë tek shenjat që entuziazmohen lehtësisht, por disa ekzaltime gëzimi në të ardhmen do t'i keni. Me planetin e fatit (Jupiterin), që do të jetë në shenjën tuaj nga qershori 2011 deri në qershor 2012, muajt e ardhshëm mund të jenë me të vërtetë të mrekullueshëm. Brenda jush do të formohet një parim i kuptueshëm për sa i përket të ardhmes. Duke mbajtur lart vetëvlerësimin dhe besimin tek vetja, ju do të mund të materializoni dhe shijoni gjithçka që keni filluar ta ndërtoni në të kaluarën.

Për ju do të fillojë një udhëtim i ri: do të jeni si një vullkan idesh dhe mundësitë që do t'ju paraqiten do jenë të shumta. Do t'ju ofrohen më shumë mundësi sesa do të arrini të konkretizoni, për shkak të mungesës së kohës. Vizioni për të ardhmen që do të keni në muajt e ardhshëm do të jetë gjithnjë e më pozitiv: besim, zgjerim dhe optimizëm. Të paktën në këtë vit me fat, që pret vetëm bashkëpunimin tuaj për t'u bërë vërtet i tillë, mënjanoni dembelizmin, egoizmin dhe anën materiale të karakterit tuaj dhe hapni dyert e zemrës.

Muajt e parë të 2011-ës, me Jupiterin pas krahëve, do t'i japin startin një periudhe konsolidimi dhe përgatitjeje. Planeti bujar do t'ju inkurajojë që të shikoni brenda vetes dhe të përgatisni terrenin për arritjet e mëdha të verës. Më 4 qershor ai do të hyjë në shenjën tuaj dhe atëherë fati dhe mirëqenia në çdo sektor të jetës suaj do të jetë e garantuar. Do të shtohet edhe dëshira e fortë për ta shijuar jetën në të gjitha aspektet e saj më të bukura, duke harruar të kaluarën ose duke u përpjekur që t'i zgjidhni gjërat me një buzëqeshje: kjo është ajo çka parashikojnë yjet për ju.

Saturni sugjeron që të vazhdoni të punoni shumë në mbështetje të objektivave afatgjatë. Duhet të kujdeseni më shumë për shëndetin dhe për stilin e jetesës. Aplikimi i urdhëruar i zakoneve të

Horoskopi Vjetor- Peshqit

Pergjithesisit viti do te jete me dite shume te mira per ju, per aq kohe sa nuk tregoheni shume i ndjeshem ndaj disa situatave delikate. Merruni me dicka artistike qe te mbushni shpirtin tuaj.

Horoskopi Vjetor- Ujori

Viti i ri konfirmohet si një periudhë pozitive, me një riliev që do flasë në favorin tuaj. Yjet do të të ndihmojnë me doza fati, kthejlltësi mendore, zgjuarsi dhe shpirt kreativ, të cilat do të të japin atë marsh më shumë për të arritur suksesin personal. Vështirësitë nuk do të të frikësojnë, aq sa edhe në momentet më të errëta të parashikuara për fundin e majit dhe në atë të tetorit, ti do të vazhdosh i bindur drejt realizimit të projekteve të tua. Muajt e parë të 2011 do të jetë shumë të favorshëm për ty, sepse do të jetë Jupiteri që do të të mbrojë në analogjinë komunikative, në krijimin e kontakteve dhe miqësive të reja, jetën shoqërore, udhëtimet e shkurtra e deri në marrëdhëniet me komshinjtë. Mes marsit dhe majit Jupiteri do të ndihmohet edhe nga mirësia e Mërkurit, i cili do të shtojë dozën e kapaciteteve të tua, për të qenë në sintoni me gjithçka që të rrethon, të shprehësh në mënyrën më të mirë kapacitetin komuniktiv, në studime dhe në mbylljen me sukses të bizneseve.
Nga 4 qershori Jupiteri do të pozicionohet në një aspekt negativ në lidhje me gjithçka që të rrethon, por pikërisht atëherë duhet të impenjohesh të ruash atë çka ke arritur. Do të jetë mirë të planifikosh për muajin korrik e tetor një shpenzim për shtëpinë dhe familjen, sepse do të hasësh disa probleme në punë dhe disa vonesa në pagesa.

Horoskopi Vjetor- Bricjapi

Çdo herë që ke patur zotërim të plotë mbi vetveten, mbi cilësitë e tua, nuk ke bërë gabime, nuk ke dështuar. Dhe është kjo që do të bëni dhe në vitin e ri. Do të nxjerrësh në pah aftësinë tënde të jashtëzakonshme për të vëzhguar, për të marrë vendime, pa lejuar presionet e momentit që të shkatërrojnë atë çka ju jeni munduar për një kohë të gjatë, për të arritur qëllimin e lakmuar.
Nga 22 janari deri në 4 qershor, Jupiteri në një kuadraturë armiqësore do të sjellë disa shqetësime, pakënaqësi apo bezdi, ose dhe vështirësi në familje. Si në dashuri, ashtu dhe në punë, drejtimi që do të ndiqni do të jetë përulësia dhe respektimi rigoroz i rregullave. Kjo do t'ju lejojë të vazhdoni pa forma qesharake të ekzaltimit. Kjo mënyrë e juaja e të sjellurit do të vlersohet para ardhjes së verës, ku Jupiteri që deri në atë moment ju ka dëmtuar, do t'iu hapë rrugën drejt suksesit në dashuri dhe jetë. Pasuri të qëndrueshme gjatë tre muajve të fundit të vitit.
Saturni, një tjetër element shqetësues, do të shtyjë ata të lindur në dekadën e dytë për një reflektim më të fokusuar dhe më të thellë në disa punë dinamike. Në periudhën mars-maj, avancimi në karrierë është bllokuar nga vonesat e pengesat që nuk janë gjithmonë të lehta për t`u anashkaluar. Mos jini kokëfortë e mos merrni drejtime të njëanshme. Nëse do të jetë e nevojshme, duhet të gjeni një kompromis. Ky nuk është një turp!

Horoskopi Vjetor- Shigjetari

Shigjetarëve u pëlqen të rrezikojnë, u pëlqen paparashikueshmëria e gjërave dhe e situatave. U pëlqen optimizmi dhe të parit larg. Këto karakteristika i ndihmojnë për të dalë edhe nga situatat më të vështira, me një lehtësi të madhe. Dhe sigurisht, ju kanë ndihmuar për të dalë i paprekur nga shakatë që Jupiteri dhe Urani ju kanë bërë vitin që sapo kaloi. Në vitin me fat 2011 do të takoni pak pengesa. Të rrezikuarit do t'ju ndihmojë të fitoni. Nuk do të bini në kurthin e rrezikut dhe do të tregoheni të ekuilibruar e racionalë. Kjo sjellja juaj e re do t'ju bëjë të mundur një vlerësim të saktë lidhur me projektet më të rëndësishme, sidomos në sferën sentimentale.
Duke analizuar kalimet e planetëve në shenjën tuaj, shihet se nga 22 janari deri më katër qershor, Jupiteri do të jetë në një pozicion avantazhi. Planeti euforik do t'ju bëjë të fluturoni lart dhe do të lehtësojë të gjitha llojet e lidhjeve, sidomos ato të dashurisë. Pjesa e parë e vitit të ri do të jetë periudha e duhur për lidhjet e dashurisë, për të tentuar fatin në lojë dhe për t'u kënaqur e duke vënë në jetë vepra. Në pjesën e dytë, Jupiteri ju dhuron më shumë gjallëri në fushën profesionale, sidomos për të punësuarit. Do të dalin në pah edhe fushat e kohës së lirë dhe të shëndetit.
Mërkuri, planeti i intelektit, i marrëveshjeve dhe udhëtimeve të shkurtra, do të jetë për disa muaj në favorin tuaj. Ky planet do t'ju shtojë aftësitë intelektuale, intuitën dhe nuhatjen e marrëveshjeve.

Horoskopi Vjetor- Akrepi

Pas një viti me shumë yje në favorin tuaj, do të keni një vizion më rozë për jetën, edhe pse jeni pesimist nga natyra. Do të arrini të kuptoni që jeta nuk është gjithmonë një shesh beteje, ku fitojnë më i forti apo strategu më i mirë. Jeta është e mbushur me ëndrra dhe shpresa, realitete objektive të thjeshta, të cilat të çojnë drejt lumturisë. Tani, me evenimentet që yjet kanë rezervuar për ju, mund ta jetoni jetën brenda kufijve të qetësisë. Një parashikim i tillë mund t'ju duket i mërzitshëm, por me kalimin e muajve do ta vlerësoni.
Jupiteri, prej 22 janarit deri më 4 qershor, do të sjellë përfitime në sferën e prakticitetit, atë të punës, shëndetit dhe hobeve. Edhe pse do të keni fat, do t'ju duhet të rishihni punën tuaj më me kujdes, pasi lodhja apo dëshira për të bërë më shumë punë sesa keni mundësi, do t'ju rrezikojë shëndetin. Nivelet e energjisë do të rriten dukshëm. Prej katër qershorit, Jupiteri do t'ju mbështesë maksimalisht dhe gjithçka lidhur me martesën, bashkëpunimet dhe çështjet ligjore do të zgjidhet. Ndikimi i tij mund të sjellë ngjarje të cilat mund të ndryshojnë jetën tuaj të përditshme, por edhe një rënie të humorit e një sens parehatie në situatat më të komplikuara dhe vonesa në fushën praktike.
Me Saturnin pas jush mund të përfitoni shumë avantazhe nëse do të dini të shihni brenda vetes dhe të zbuloni dëshirat tuaja më të zjarrta dhe motivimin më të thellë. Vetëm kështu mund të kuptoni çfarë ua ndalon ecjen përpara dhe për të gjetur një zgjidhje.

Horoskopi Vjetor- Peshorja

Viti 2011 do të jetë viti ideal për të nxjerrë në pah ato dhunti, që të lindurit e Peshores kanë brenda vetes. Shumë pak njerëz e dinë se personat e lindur në këtë shenjë dinë të shkojnë përtej pamjes fizike perfekte dhe elegante, siç shihen nga të tjerët. Brenda tyre marrin hov ato qëllime, të cilat i shtyjnë për t'u hedhur në sulm, edhe me ndonjë pasiguri të vogël, si të gjithë njerëzit në fund të fundit. Do t'ju duhet të përdorni të gjitha forcat tuaja, veçanërisht në pjesën e parë të vitit, kur do të aktivizohen të gjitha kundërshtimet e vështirësitë në shenjën tuaj. Mos e komplikoni jetën duke kërkuar perfeksion tek vetja, ose duke treguar joelasticitet. Ju duhet të përllogarisni pikat e referimit me siguri, në drejtimet të cilat i konsideroni të duhura. Në vend që të bini në dyshime, ngrini kokën dhe përsëritini vetes: "Unë mund t'ia dal."
Dimri dhe fillimi i pranverës do të jenë stinët më të vështira. Nga janari deri në maj, Jupiteri në kundërshtim me shenjën tuaj mund t'ju sjellë pakënaqësi, probleme ligjore ose një seri sforcosh në sferën e punës, me rezultate më pak të larta nga sa i prisni. Por që në ditët e para, Jupiteri do të ndryshojë pozicion dhe për ju do të fillojë një fazë rilindjeje, transformimi dhe zgjedhjesh. Menjëherë do të braktisni çdo lloj pasigurie dhe do të dini të shkoni përtej pritshmërive, duke ndërtuar projekte të qëndrueshme.
Tranziti më domethënës do të jetë ai i Saturnit, që këtë vit do të prekë të lindurit e dhjetëditëshit të dytë. Saturni i ashpër do t'ju propozojë një vizion rrënjësor dhe të thellë të realitetit. Ndikimet e tij do t'i lënë pak hapësira ëndrrave. Por kjo nuk do të thotë që të hiqni dorë nga gëzimet e jetës, nga natyra romantike, e ëmbël dhe e shoqërueshme.