Thursday, February 17, 2011

Horoskopi Vjetor- Bricjapi

Çdo herë që ke patur zotërim të plotë mbi vetveten, mbi cilësitë e tua, nuk ke bërë gabime, nuk ke dështuar. Dhe është kjo që do të bëni dhe në vitin e ri. Do të nxjerrësh në pah aftësinë tënde të jashtëzakonshme për të vëzhguar, për të marrë vendime, pa lejuar presionet e momentit që të shkatërrojnë atë çka ju jeni munduar për një kohë të gjatë, për të arritur qëllimin e lakmuar.
Nga 22 janari deri në 4 qershor, Jupiteri në një kuadraturë armiqësore do të sjellë disa shqetësime, pakënaqësi apo bezdi, ose dhe vështirësi në familje. Si në dashuri, ashtu dhe në punë, drejtimi që do të ndiqni do të jetë përulësia dhe respektimi rigoroz i rregullave. Kjo do t'ju lejojë të vazhdoni pa forma qesharake të ekzaltimit. Kjo mënyrë e juaja e të sjellurit do të vlersohet para ardhjes së verës, ku Jupiteri që deri në atë moment ju ka dëmtuar, do t'iu hapë rrugën drejt suksesit në dashuri dhe jetë. Pasuri të qëndrueshme gjatë tre muajve të fundit të vitit.
Saturni, një tjetër element shqetësues, do të shtyjë ata të lindur në dekadën e dytë për një reflektim më të fokusuar dhe më të thellë në disa punë dinamike. Në periudhën mars-maj, avancimi në karrierë është bllokuar nga vonesat e pengesat që nuk janë gjithmonë të lehta për t`u anashkaluar. Mos jini kokëfortë e mos merrni drejtime të njëanshme. Nëse do të jetë e nevojshme, duhet të gjeni një kompromis. Ky nuk është një turp!

No comments:

Post a Comment