Thursday, February 17, 2011

Horoskopi Vjetor- Akrepi

Pas një viti me shumë yje në favorin tuaj, do të keni një vizion më rozë për jetën, edhe pse jeni pesimist nga natyra. Do të arrini të kuptoni që jeta nuk është gjithmonë një shesh beteje, ku fitojnë më i forti apo strategu më i mirë. Jeta është e mbushur me ëndrra dhe shpresa, realitete objektive të thjeshta, të cilat të çojnë drejt lumturisë. Tani, me evenimentet që yjet kanë rezervuar për ju, mund ta jetoni jetën brenda kufijve të qetësisë. Një parashikim i tillë mund t'ju duket i mërzitshëm, por me kalimin e muajve do ta vlerësoni.
Jupiteri, prej 22 janarit deri më 4 qershor, do të sjellë përfitime në sferën e prakticitetit, atë të punës, shëndetit dhe hobeve. Edhe pse do të keni fat, do t'ju duhet të rishihni punën tuaj më me kujdes, pasi lodhja apo dëshira për të bërë më shumë punë sesa keni mundësi, do t'ju rrezikojë shëndetin. Nivelet e energjisë do të rriten dukshëm. Prej katër qershorit, Jupiteri do t'ju mbështesë maksimalisht dhe gjithçka lidhur me martesën, bashkëpunimet dhe çështjet ligjore do të zgjidhet. Ndikimi i tij mund të sjellë ngjarje të cilat mund të ndryshojnë jetën tuaj të përditshme, por edhe një rënie të humorit e një sens parehatie në situatat më të komplikuara dhe vonesa në fushën praktike.
Me Saturnin pas jush mund të përfitoni shumë avantazhe nëse do të dini të shihni brenda vetes dhe të zbuloni dëshirat tuaja më të zjarrta dhe motivimin më të thellë. Vetëm kështu mund të kuptoni çfarë ua ndalon ecjen përpara dhe për të gjetur një zgjidhje.

No comments:

Post a Comment